Please enter at least 3 characters.

Partnerja e Nipsey Hussle bën tatuazh portretin e reperit të ndjerë

2020/11/36197682-8995693-image-m-23_1606543931828-e1606582501739.jpg

Kanë kaluar 20 muaj që kur partneri i saj, Nipsey Hussle, u vra në Los Angeles.

Pas kësaj kohe, Lauren London ka zgjedhur që t'ia kushtojë një tatuazh të ndjerit, shkruan Daily Mail.

Këtë e bëri të ditur artisti që e punoi shkrimin, ndërsa shihet portreti dhe një mesazh i reperit në duart e Lauren.

Shënimi i tij është në parakrahun e saj të majtë ndërsa në parakrahun e saj të djathtë, ajo ka tatuazh fytyrën e Nipsey.

Artisti dhe aktivisti u qëllua me armë zjarri jashtë dyqanit të tij të 'Marathon Clothing' në 31 Mars të vitit 2019.

I dyshuari Eric Holder aktualisht po pret gjyqin për akuzat e vrasjes, ndërsa është deklaruar i pafajshëm në disa pika. /Telegrafi/