Please enter at least 3 characters.

Pardesytë, tendenca për pranverë-verë 2014

2016/01/pardesyt-euml-tendenca-p-euml-r-pranver-euml-ver-euml-2014_hd.jpg

Ne jemi mësuar ta veshim vetëm në dimër, tashmë stinët nuk janë “si dikur”. Mjafton një material i hollë dhe pardesyja është veshje ideale edhe për stinët e tjera, këshillon Living. Mbetet vetëm një dyshim: si ta veshim, në mënyrë klasike apo moderne?

Ju mund të inspiroheni nga fotot e albumit për të gjetur kombinimin e duhur. Nga pardesyja me ngjyra të ndezura e parë në sfilatën Burberry Prorsum e deri tek versioni avangardë dhe i ftohtë i John Galliano. Por ju mund të zgjidhni dhe pardesynë me qëndisje dhe zbukurime në pjesën e poshtme të saj, parë në sfilatat e Prada-s.

Për versione të tjera shikoni galerinë tonë dhe na tregoni cilin stil preferoni: klasik apo atë modern? /Telegrafi/