Please enter at least 3 characters.

Parashikimi i motit për nesër

2021/10/Moti-Koha-me-shi-foto-Ridvan-Slivova-1.jpg

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se ditën e diel do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

IHMK bën të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius.

"Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-4m/s", thuhet në njoftim.

Sipas IHMK-së, në Mitrovicë, Podujevë, Prishtinë, Gjilan, Ferizaj dhe Pejë temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 13 gradë Celsius, kurse në Gjakovë dhe Prizren temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 14 gradë Celsius. /Telegrafi/