Please enter at least 3 characters.

Paraqitja e Kurzawas “nga hero në zero” bëhet virale në rrjet

2020/02/kurzawa.jpg

Mbrojtësi i majtë i Paris Saint-Germain, Layvin Kurzawa kishte një aksion që dukej si Lionel Messi, para se të shndërrohet në një “dështak” brenda disa sekondave.

Dortmundi ka arritur të mposht PSG-në në ndeshjen e parë të 1/16-tës në Ligën e Kampionëve me rezultat 2-1.

Megjithatë, ndeshja u përshkua me shumë aksione të bukura, raste, por edhe ndodhi interesante.

Nuk ishte vetëm Erling Haaland, i cili ‘vodhi’ shfaqjen me vrapimin e tij prej një atleti, por edhe Kurzawa në një rast krejt tjetër.

Kurzawa mori një top në krahun e majtë të mbrojtjes dhe filloi një depërtim superior duke ngjasuar në Messin, por vetëm pas disa sekondave bëri një pasim amator.

Ky rast i 27-vjeçarit francez është bërë viral në rrjetet sociale dhe ka krijuar shumë të qeshura mes komentuesve. /Telegrafi/