Please enter at least 3 characters.

Paraqitet një rast me grip të shpezëve në Podujevë, AUV rekomandon disa masa për fermerët

2021/05/Gripi-i-shpendeve-780x439-1.jpg

Është paraqitur një rast i gripit të shpezëve Avian Influnza në komunën e Podujevës fshati Sekiraqë.

Nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë kanë bërë të ditur se janë ndërmarrë të gjitha veprimet për parandalim të përhapjes se sëmundjes ku përfshihet edhe asgjësimi i shpezëve ne fermën e prekur.

Po ashtu janë duke u kryer të gjitha hulumtimet epidemiologjike në fermat në zonën e prekur në perimetër prej 3km.

Çfarë duhet të bëni si fermer për tu mbrojtur nga infektimi i fermës tuaj: Parandaloni kontaktin e shpezëve të tjera me shpezët tuaja, Mbani shpezët në kushte të mira, Mos shkoni në panaire, tregje, ekspozita apo vende tjera ku ka shpezë dhe zogj. Vendosni masat e biosigurisë ne fermë Vendos dezbarierat në hyrje dhe dalje të fermës, Zvogëloni dhe kontrolloni hyrjet e njerëzve, Pastroni dhe dezinfektoni objektet dhe pajisjet, veshjet dhe mbathjet e personave në kontakt me shpezët, Nëse vëreni shenja të sëmundjes lajmëroni autoritetin kompetent, Nëse keni ngordhje, njofto autoritetin i cili do të ju ndihmoj për asgjësim, Në asnjë rast mos i hidhni në hapësira publike shpezët e ngordhura.Raportoni në numrin:0800 111 22 Pa pagese 24h. /Telegrafi/