Para nisjes së seancës konstituive, LVV paralajmëron se do të mbajë konferencë për media
27/06/2025
Lëvizja Vetëvendosje pritet të mbajë sot një konferencë për media para nisjes së seancës konstituive.
Kështu ka njoftuar zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka, derisa nuk ka bërë të ditur arsyet e kësaj konference, transmeton Telegrafi.
"Sot, në 10:00, Lëvizja VETËVENDOSJE! mban konferencë për media. Flasin Glauk Konjufca dhe Albulena Haxhiu. Konferenca mbahet në hollin pranë zyrës së Grupit Parlamentar të LV-së", ka njoftuar ai.
Ndryshe, Kuvendi i Kosovës sot mblidhet për të 38-në herë për konstituim, proces ky që ka mbetur në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe që ka shkaktuar bllokadë politike. /Telegrafi/


