Please enter at least 3 characters.

Papa Leo 'zgjedh rehatinë' - Nike të bardha në vend të këpucëve tradicionale

Papa Leo XIV ka shkaktuar bujë në rrjete sociale pasi një klip dokumentar e tregoi atë të veshur me atlete të bardha Nike poshtë rrobave të tij tradicionale.

Klipi viral është pjesë e Leone a Roma , një dokumentar i ri i Vatican News.

Traileri i tij u publikua më 6 maj për të shënuar përvjetorin e parë të zgjedhjes së Papa Leo XIV.

Ai rikthehet në gjurmët e gati dy dekadave që Robert Francis Prevost kaloi në Romë përpara se të bëhej Papë.

Në një skenë, Papa shihet duke ecur me rrobat e bardha tradicionale, me atletet Nike që dukeshin poshtë.



Momenti ishte i shkurtër, por nuk i iki përdoruesve të rrjeteve sociale.

Ndryshe, tradicionalisht, Papët veshin këpucë të kuqe lëkure jashtë.

Por me sa duket Papa Leo ka shkuar një hap më tej me atletet. /Telegrafi/