Please enter at least 3 characters.

Pançevski paraqitet në burgun e Shkupit, është i dënuar në rastin "Akmis"

2019/06/pançevski.jpg

Ish-kryetari i Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski, sot është vetëparaqitur në burgun e "Shkupit".

Ai do të vuajë dënim prej dy vjet e gjysmë burg për rastin "Akmis".

Lajmin për “Fokus” e ka konfirmuar drejtori i burgut të “Shkupit”, Filip Andov, i cili ka sqaruar se Pançevski është paraqitur vetë dhe është vendosur në repartin e pranimit./Telegrafi/