Please enter at least 3 characters.

Pamje të pazakonta, një burrë vesh kostum ariu për të trembur një ari të vërtetë - çudit reagimi i kafshës

Një burrë nga Karolina e Veriut vendosi të merrte një qasje më kreative për të trajtuar një problem të vazhdueshëm të një ariu në oborrin e shtëpisë së tij, duke veshur një kostum ariu dhe në njëfarë mënyre, duke trembur me sukses kafshën e padëshiruar.

Pamjet kapën një burrë në Asheville, duke iu afruar me guxim një ariu të zi me pamje të egër, me kostumin e tij.

Me kujdes, njeriu i veshur me kostum i afrohet ngadalë ariut të vërtetë.

Dhe me sa duket nga video, ai ia del me sukses ta tremb atë. /Telegrafi/