Please enter at least 3 characters.

Pamje nga trajnimi i Policisë së Kosovës, Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut

2019/03/55554445_2160699610685212_4173474525305896960_o.jpg

Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës, kanë qenë pjesë e një ushtrimi të përbashkët policor taktiko-demonstrues me njësitë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë.

Në këtë ushtrim të përbashkët të policive të tri shteteve i cili u mbajt sot në Shkup, njësitë elite demonstruan aftësitë e tyre operative në tri situata, kur këto njësi intervenojnë në parandalimin e aktiviteteve që kanë të bëjnë në luftën kundër krimit të organizuar.

Në pamjet e lëshuara nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, mund të ndiqni se si janë zhvilluar këto stërvitje taktiko-demonstruese në të cilat bënin pjesë edhe Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës.