Please enter at least 3 characters.

Palapeta me kafe

2019/07/1538905-2-650-afc4fe88ea-1484648864-e1563107958999.jpg

Përbërësit:

- 240g miell
- 1 lugë gjelle pluhur kafeje
- 2 lugë gjelle sheqer
- 1 lugë çaji pluhur për gatim
- 30g gjalpë
- 1 gotë qumësht
- 1 vezë
- Kripë

Përgatitja:

- Në një enë të thellë përzieni miellin, pluhurin e kafesë, sheqerin, pluhurin për gatim dhe pak kripë. Përzieni për pak minuta
- Shkrijeni gjalpin në një enë tjetër
- Gjalpin e shkrirë dhe qumështin shtojeni në enën e parë, pastaj shtojeni edhe vezën në të njëjtën enë
- Përzieni mirë me mikser. Brumi nuk duhet të jetë shumë i lëngshëm
- Një lugë gjelle të brumit e qitni në tenxhere të nxehtë. Kur shihni flluska të vogla që shfaqen në palapetë, rrotullojeni atë
- Palapetën lëreni në tenxhere derisa ana e dytë të merr ngjyrë të kaftë të artë. /Telegrafi/