Pajisjet shtëpiake që nuk kanë të ngjashme: Pse dhe ju duhet të përqafoni filozofinë e Bespoke
Vizioni i ekosistemit "Bespoke Life" për stilin e jetës së përdoruesve, përmes qëndrueshmërisë, lidhjes dhe dizajnit pasurohet nga viti në vit dhe ky ekosistem mishëron angazhimin e Samsung për t'i bërë shtëpitë dhe të ardhmen tonë më të qëndrueshme duke riafirmuar pajisjet në të cilat mbështetemi çdo ditë.Produktet e ekosistemit Bespoke dhe zgjidhjet më të fundit të kompanisë Samsung, fuqizojnë këdo që të shijojë një mënyrë jetese më të ndërgjegjshme për mjedisin, të lidhur dhe me stil. Koncepti Bespoke Life i Samsung lindi nga besimi se pajisjet shtëpiake janë çelësi për të krijuar një të nesërme më të qëndrueshme. Për të inkurajuar qëndrueshmërinë gjatë fazës së përdorimit të produktit, Samsung vazhdon të zgjerojë shërbimet që e bëjnë edhe më të lehtë kursimin e energjisë në pajisje si frigoriferë, lavatriçe, tharëse, fshesë me korrent, furrë etj. Kjo sigurisht nuk është vetëm në të mirë të planetit, por edhe të konsumatorit, që shpenzon më pak dhe harxhon më pak kohë. Të bësh pjesë “Bespoke" në jetën e dikujt, do të thotë të optimizosh pajisjet në mënyra që të thjeshtojnë dhe fuqizojnë rutinën tënde. Duke forcuar lidhjen me të gjithë linjën dhe duke zgjeruar AI në më shumë kategori produktesh, Samsung po hap rrugën për një epokë të re të shtëpive të hiper-konektuara. Duke kombinuar përmirësimet më të fundit të Samsung SmartThings dhe teknologjinë AI, produktet Bespoke ofrojnë një përvojë të automatizuar pa probleme në shtëpi - një përvojë në të cilën pajisjet mësojnë modelet e përdorimit të përdoruesve dhe ofrojnë automatizime të personalizuara bazuar në konfigurimin dhe stilin e jetës së tyre inteligjente.
Por le të shohim vetëm disa nga pajisjet e ekosistemit Bespoke që do j'ua bëjnë jetën më të lehtë. Larja e rrobave, tharja e tyre mund të jetë stres më vete, kur kemi fëmijë të vegjël, apo jemi në punë që çdo ditë na kërkohet të jemi të veshur me këmisha apo veshje zyrtare. Të gjitha këto sfida do kalohen me sukses nga lavatriçet dhe tharëset e kombinuara Samsung. Lavatriçja e re Bespoke AI™ e Samsung ofron larje efektive dhe inteligjente me teknologjinë Ecobubble™ e cila mundëson larje në temperatura të ulëta e pastrim të plotë, ndërsa zgjidhja AI llogarit dhe përdor në mënyrë inteligjente sasinë e duhur të ujit dhe detergjentit për të mbrojtur rrobat dhe planetin. Kapaciteti deri në 11 kg në një kabinet standard prej 600 mm do ju lejojë të lani më shumë rroba. Një bashkëpunëtor i mirë i lavatriçes është gjithashtu tharësja Samsung që eliminon të gjitha papastërtitë dhe bakteret. Cikli i higjienizimit me pastrimin me avull përmirëson cilësinë e pastrimit të rrobave dhe eleminon 99.9% të baktereve dhe alergjentëve.Ndonjëherë procesi i të pastruarit shtëpinë cep më cep është i lodhshëm dhe i komplikuar, por falë fshesës me korrent BESPOKE Jet, gjithçka është më e lehtë. BESPOKE Jet™ ka fituar Çmime inovacioni në CES për novacionet e saj, duke përfshirë një sistem automatik për zbrazjen e pluhurit të integruar me stacionin e saj të baterisë të quajtur All-in-one Clean Station™. All-in-one Clean Station™ përdor teknologjinë "Air Pulse", e cila gjeneron një lëvizje si rrahje zemre për të shkundur pluhurin me ajër pulsues, ndërkohë që karikon baterinë. Gjithashtu, kjo pajisje kap 99,999% të pluhurit të imët dhe një qese pluhuri antibakteriale parandalon 99,9% të rritjes bakteriale. Fshesa me korent Samsung Bespoke Jet™ pastron lehtësisht dhe plotësisht llojet e ndryshme të dyshemeve. Fshesa me vakuum e karikueshme pa kordon, vjen me një shumëllojshmëri furçash dhe kokash dhe është sa e fuqishme edhe me stil. Dizajni me peshë të lehtë, ua bën më të lehtë menaxhimin e pajisjes dhe pastrimin e shtëpisë.

