Please enter at least 3 characters.

Pajaziti: Qetësia na solli fitoren

2016/01/pajaziti-qet-euml-sia-na-solli-fitoren_hd.jpg

Gjilani mposhti të premten Drenicën në Skenderaj me rezultat 2:1, duke çuar në 9 numrin e pikëve nga tri ndeshje.

“Ju kam thënë lojtarëve se duhet të jeni të qetë pasi mkund të dalim me pikë të plota. Ende nuk i kemi bërë ndeshjet perfekte. Unë e dua një Gjilan më të fortë. Jam i lumtur pasi edhe me ndeshje jo shumë të mira kemi marrëm pikë të plota. Në çdo ndeshje shkojmë për fitore”, tha Pajaziti pas ndeshjes.

Gjilani nga minuta 43 luajti pa një lojtar, për shkak të ndëshkimit me karton të kuq të Gëzim Rusit.

“Unë jam trajner i ri dhe kurrë nuk jam marrë me refereët. Mirëpo, nuk ka kuptim që në xhiron e tretë të prishet kampionati. Në dy-tre raste janë akorduar pozicione jashtë lojë kundër neve që nuk kanë egzistuar. Nuk po kuptoj. Duhet të merren masa. Nuk jam ankuar kur kanë bërë gabime pa dashje, erdhi te nervoza dhe kartonët. Këtë ndeshje ia dedikojë lojtarëve”, shtoi Pajaziti. /Gazeta Olle/