Please enter at least 3 characters.

Pajaziti, konfirmon kandidaturën për kryetar komune në Gjilan

2016/05/Zenun-Pajaziti-Komisioni-per-Administrate-Publike-Qeverisje-Lokale-dhe-Media-foto-ridvan-slivova.jpg
14:"Ridvan Slivova

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Zenun Pajaziti, në një tubim të mbajtur në qytetin e Gjilanit ka konfirmuar kandidaturën e tij, si kryetar komune të Gjilanit, në zgjedhjet lokale.

Ai gjatë fjalimit të mbajtur ka thënë se do të sjell fitoren e plotë të PDK-së, në Gjilan.

“Unë e marr përgjegjësin e plotë ta sjell fitoren e PDK-së edhe në zgjedhjet lokale të këtij fundviti. PDK do të jetë fituese. Ju siguroj, në emrin tim se unë do të jem ai që do t'ju prij. Këtë nuk e kam thënë deri tani. Po e them këtu ngase tash e kam parë gatishmërinë tuaj që të jem unë ai, për ta sjell fitoren e PDK-së në Gjilan”, ka thënë Pajaziti. /Telegrafi/