Please enter at least 3 characters.

Pagat e lojtarëve të Juventusit - Ronaldo larg më i paguari, pas tij vjen Higuain

2019/08/Ronaldo-Buffon-e1564939883651.jpg
311:"NANJING, CHINA - JULY 24: #7 Cristiano Ronaldo of Juventus celebrates the victory with #77 Gianluigi Buffon of Juventus after the International Champions Cup match between Juventus and FC Internazionale at the Nanjing Olympic Center Stadium on July 24, 2019 in Nanjing, China. (Photo by Zhizhao Wu/Getty Images)
12:"Getty Images

Faqja e njohur 'Calcio e Finanza' publikoi pagat e lojtarëve të Juventusit për këtë sezon, ku Cristiano Ronaldo është ai që fiton më shumë me 31 milionë euro pagë.  

Juventusi ka rritur shpenzimet në masë të madhe viteve të fundit pasi janë në kërkim të trofeut të Ligës së Kampionëve.

Këtë e tregojnë edhe transferimet e viteve të fundit sikurse Cristiano Ronaldo, Matthijs De Ligt, Aaron Ramsey dhe Adrien Rabiot.

Megjithatë, këto transferime kanë rritur në masë të madhe shpenzimet e pagave vjetore që klubi italian paguan për gjithsej 29 lojtarë.

Portali i specializuar në çështje ekonomike dhe marketing të klubeve në Itali 'Calcio Finanza' ka treguar listën e pagave të skuadrës, ku ai që fiton më shumë është Ronaldo që fiton 31 milionë në vit dhe më pak portieri Pinsoglio me 300 mijë.

CR7 dhe Higuain prijnë në listën e pagave (Foto: Fred Lee/Getty Images/Guliver)

Pagat më të larta përveç asaj të CR7, janë ato të De Ligt, Gonzalo Higuain, Paulo Dybala, Ramsey dhe Rabiot - të gjitha me nga 7.5 milion euro në vit.

Pas tyre vijnë lojtarë tjerë si Douglas Costa, Leonardo Bonucci, Alex Sandro dhe Giorgio Chiellini.

Në total, skuadra e Juventusit kushton 141,250,000 euro, e shpërndarë në mbi 29 lojtarë, ndërsa vetëm Ronaldo merr 21 për qind të kësaj shume.

Lista e pagave të lojtarëve të Juventusit: 

/Telegrafi/