Please enter at least 3 characters.

Pacquiao i rikthehet ringut, fiton titullin WBO - Mayweather prezent si spektaktor (Foto)

2016/11/pacquiao.jpg

Boksieri filipinas Manny Pacquiao, që muaj më parë kishte konfirmuar pensionimin, është rikthyer edhe njëherë në ring për ta fituar titullin WBO.

Ai e mposhti kampionin Jessie Vargas me vendim unanim të gjyqtarëve në meçin e zhvilluar në Las Vegas, raporton BBC.

Ish-kampioni i divizionit të tetë, Pacquiao në muajin prill kishte konfirmuar pensionimin pasi kishte fituar kundër Timothy Bradleyt, transmeton Koha.net.

Në meçin e mbrëmshëm ai fitoi pasi gjyqtarët vendosën në favor të tij me 114-113, 118-109 dhe 118-109 pikë.

Kurse prezent ishte edhe rivali i tij Floyd Mayweather, i cili ishte ftuar pikërisht nga boksieri filipinas.