Please enter at least 3 characters.

Pacolli: Jemi lodhur me deklaratat e politikanëve, demarkacioni kalon këtë muaj

2018/03/28928850_1625653250887280_50819860_o.jpg

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet pacolli, është shprehur i bindur se marrëveshja për shënimin e kufirit me Malin e Zi do të kalojë në Kuvend në javën e dytë të këtij muaji.

Ai këto komente i bëri duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në një konferencë për media të përbashkët me homologun e tij slloven Karl Erjavec.

“Jemi lodhur me deklaratat e politikanëve sot, nesër. Unë ju kam thënë java e dytë e marsit, qysh moti ju kam thënë, shikoni intervistën dhe java e dytë e marsit do të java kur do të miratohet marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi”, ka thënë Pacolli. /KP/