Please enter at least 3 characters.

Pacolli: Dialogu s'ka alternativë, ndarja ose shkëmbimi i territoreve janë propagandë

2018/08/behxhet-pacolli-foto-ridvan-slivova-1-e1546508845208.jpg

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka thënë sot ndarja ose shkëmbimi i territoreve janë propagandë e kundërshtarëve të pavarësisë.

Pacolli në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se dialogu për normalizimin e raporteve me Serbinë nuk ka alternativë.

"Dialogu për normalizimin e raporteve me Serbinë s'ka alternativë. Njohja reciproke dhe rruga integruese drejt BE-së është synimi ynë. Ndarja ose shkëmbimi i territoreve janë propagandë e kundërshtarëve të Kosovës", shkruan Pacolli. /Telegrafi/