Please enter at least 3 characters.

Pacienti u zgjua nga i moshuari, që e godiste me shkop (Video)

2018/03/Pacienti-foto.jpg

Taylor Parkinson, që ishte shtrirë në një spital në Mançester të Anglisë, ka mbetur i habitur me skenën që ndodhte në dhomë.

Pacienti 33-vjeçar e ka filmuar momentin kur një i moshuar e goditi me shkop një tjetër, që po flinte, transmeton Telegrafi.

Ky i fundit është zgjuar nga dhimbjet dhe nisi të bërtiste, ndërsa e pyeste se çfarë po bënte. Aty kanë shkuar infermierët, në mënyrë që ta qetësojnë situatën.

“Ata ishin përleshur me herët. Ai e priti derisa e zuri gjumi, për ta goditur befasisht. Më dukej situatë qesharake", ka thënë Parkinson. /Telegrafi/