Please enter at least 3 characters.

​Pacienti me coronavirus në Infektivë, i mllefosur në Labinot Tahirin

2020/07/Koronavirusi-Covid19-klinika-infektive-foto-Ridvan-Slivova-10-e1594709448644.jpg

Sot janë publikuar pamje dhe rrëfime nga brenda Klinikës Infektive, mes vuajtjeve të pacientëve dhe rrotull mjekëve e infermierëve.

Aty u rrëfyen mjekët dhe pacientët, të infektuar me coronavirus.

E njëri ndër pacientët, shprehu mllefin e tij ndaj këngëtarit Labinot Tahiri, i cili po vazhdon ta mohojë këtë pandemi.

“Labin shkoni intervistojeni që del para kamerave e thotë rrena janë këto... Ma mirë tash shumë prej të hënës jam këtu kurrë më mirë se sot nuk kam qenë”, i thotë këto fjalë me vështirësi ky pacient për KP, përcjell Telegrafi.

Këngëtari Labinot Tahiri në protestën e organizuar nga artistët dhe gastronomët, tha se pandemia COVID-19 nuk ekziston, duke thënë se nëse dikush infektohet nga kjo protestë, është në gjendje të vuajë dënimin me burg.