Please enter at least 3 characters.

Pa makijazh dhe me flokë të shthurura, Bebe Rexha ua tregon fansave dukjen e saj kur sapo zgjohet në mëngjes

2018/11/bebe3-5-e1543531509297.jpg
256:"DALLAS, TX - NOVEMBER 27: (EDITORIAL USE ONLY. NO COMMERCIAL USE) Bebe Rexha performs onstage during 106.1 KISS FM's Jingle Ball 2018 at American Airlines Center on November 27, 2018 in Dallas, Texas. (Photo by Kevin Winter/Getty Images for iHeartMedia)
28:"Getty Images for iHeartMedia

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, vazhdon të jetë prezente në shumë evente e shfaqje të ndryshme.

Nga udhëtimet e shumta, shpesh asaj i bie që të jetë e lodhur, ndërkohë që i pëlqen shumë ditët kur zgjohet në shtëpinë e saj, pranë familjarëve.

Së fundmi, ajo vendosi që përmes një fotografie të publikuar në Instagram, t'iu tregojë fansave se si është dukja e saj kur sapo zgjohet në një mëngjes të vonshëm.

Pa makijazh dhe me flokë të shthurura, këngëtarja shqiptare dukej shumë më ndryshe nga ajo që shohim në skenë, por që prapëseprapë duket tërheqëse me dukjen e saj natyrale.

"Jeta reale. Mbetja nga makijazhi i mbrëmshëm. Nuk ka dukje glamuroze. Ditë e mërzitshme. Shtrirë në shtrat", ka shkruar Rexha në Instagram.

E njëjta, po vazhdon të shijojë suksesin e bashkëpunimit të saj të fundit me David Guettan dhe J Balvin.

Kënga e tyre "Say my name" ka arritur menjëherë që të renditet lart në top listat britanike dhe ato amerikane.

Deri në fundvit, Bebe Rexha do të vazhdojë të jetë aktive me projekte muzikore e koncerte të shumta, teksa nuk do të mungojë në eventin "Jingel Ball", të organizuar nga gjiganti i muzikës, iHeart Radio. /Telegrafi/