Pa gabime të gjyqtarëve, Interi jashtë Ligës së Kampionëve (Foto)
21/12/2015
Ajo çka bie në sy është se pas javës së 17-të Interi nuk do të ishte lider nëse gjyqtarët nuk do të gabonin.
Madje skuadra zikaltër do të ishte në pozitën e katërt me dy pikë më pak se që ka aktualisht.
Lider do të ishte Napoli që i janë mohuar dy pikë nga këmishëzinjtë.
Juventusi do të ishte në vendin e tretë, pasi i janë mohuar dy pikë. Edhe Romës i janë mohuar pikë nga gjyqtarët, ndërsa Fioretina do të kishte numër të njëjtë pikësh 35.
Në javën e fundit kompania Poddy Power ka gjetur gabime në ndeshjet Roma-Genoa, Verona-Sassuolo, Torino-Udinese, dhe Sampdoria-Palermo . /Telegrafi/


