Please enter at least 3 characters.

Osmani takohet me presidentin e Maqedonisë së Veriut, flasin për sigurinë në Evropë

2022/06/286901534_571069084377635_5546273916418048996_n.jpg

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi të premten se është takuar me homologun e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Me të Osmani tha se ka rikonfirmuar raportet e shkëlqyera në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, mbështetjen e ndërsjellë drejt integrimit evropian si dhe qëndrimin tonë të përbashkët në raport me situatën e sigurisë në Evropë.

“Sa më shpejtë që vendet e përkushtuara të Ballkanit Perëndimor të bëhen pjesë e BE-së, aq më shumë do të pengohet ndikimi rus në rajon nëpërmjet satelitëve të saj”, ka shkruar presidentja në Facebook.

“Me presidentin Pendarovski do ta vazhdojmë komunikimin e ngushtë për t’i përafruar edhe më shumë dy vendet tona”, ka shtuar ajo.

Me ftesë të Pendarovskit, Osmani po merr pjesë në Forumin e Prespës për Dialog me temë: Formësimi i të ardhmes së Ballkanit Perëndimor në arkitekturën bashkëkohore evropiane të sigurisë, i cili po zhvillon punimet nga data 16 deri 18 qershor në Ohër./Telegrafi/