Please enter at least 3 characters.

Osmani njofton ambasadorin Hovenier për dorëzimin e aplikimit për anëtarësim në BE

2022/12/318878931_1294775297749958_7413640923542442842_n.jpg
14:"VALDRIN XHEMAJ

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim të rregullt ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier më të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit e në veçanti rreth dorëzimit të aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani ka theksuar se ky përbën një hap të rëndësishëm për përmbushjen e vizionit të Kosovës për integrim në strukturat euroatlantike.

Në takim u diskutua poashtu edhe për zhvillimet në veri të vendit.

Presidentja Osmani nënvizoi përkushtimin e institucioneve të Republikës për koordinim të rregullt e të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë, thuhet në njoftim. /Telegrafi/