Please enter at least 3 characters.

Osmani nga Lugu i Baranit: U ndje fryma përbashkuese për të ardhmen e Kosovës

Kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani sonte ka qëndruar në Lug të Baranit në Dukagjin.

Nga atje, ajo tha se u ndje fuqishëm fryma përbashkuese për të ardhmen që e meriton Kosova.

“Sonte në Lugun e Baranit në Dukagjin u ndje fuqishëm fryma përbashkuese për të ardhmen që e meriton Kosova. Faleminderit secilit për pjesëmarrjen dhe për besimin që na mban të bashkuar në këtë rrugë”, ka shkruar ajo.