Please enter at least 3 characters.

Osmani: Kosova vazhdon të udhëheqë me shembull në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e drejtësisë

2022/12/Vjosa-Osmani-deklarate-per-zgjedhjet-e-jashtezakonshme-per-Mitrovicen-e-Veriut-Zvecan-Leposaviq-dhe-Zubin-Potok-foto-Ridvan-Slivova-8-e1680717939721.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se miratimi i ( Magnitsky Act) ku sanksionohen të huajt për shkeljet e të drejtave të njeriut, tregon edhe njëherë angazhimin e Kosovës që kanë marrë në Samitin për Demokraci.

Osmani ka përgëzuar edhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu për punën e saj në këtë ligj.

“Kosova vazhdon të udhëheqë me shembull në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e drejtësisë. Unë e përgëzoj ministren Albulena Haxhiu për punën e saj në këtë ligj vendimtar”, ka deklaruar presidentja. /Telegrafi/