Please enter at least 3 characters.

Osmani: Avokuesit e copëtimit të Kosovës nuk mund të gjejnë mbështetje te idetë e Rugovës

2018/08/Vjosa-Osmani-foto-Ridvan-Slivova-3-e1531919310616-780x439-1.jpg

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit Hashim Thaçi, i cili tha se për korrigjimin e kufijve, është frymëzuar nga Nexhat Daci, Ibrahim Rugova e Lutfi Haziri.

Osmani në një postim në rrjetin social Facebook ka publikuar pjesë nga betimi i Ibrahim Rugovës si president, ku thoshte se do ta mbrojë territorin e Kosovës.

Deputetja e LDK-së e ka quajtur presidentin e vendit si avokues të copëtimit të Kosovës.

Por sipas saj, Thaçi nuk mund të gjejë mbështetje te idetë e Rugovës.

“Ja se si betohej Presidenti Rugova për mbrojtje të integritetit territorial të Kosovës. Avokuesit e copëtimit të Kosovës, kur kontestojnë shtetësinë tonë me veprimet e tyre, nuk mund të gjejnë mbështetje as tek idetë e as tek veprimet e arkitektit të shtetit sovran të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Vjosa Osmani. /Telegrafi/