Please enter at least 3 characters.

Opozita proteston sërish sot para Bashkisë së Tiranës

2024/05/protesta-1.jpg

Opozita do të protestojë sërish sot para Bashkisë së Tiranës, në vijim të thirrjeve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit për protesta.

Protestuesit kërkojnë largimin e Erion Veliajt nga Bashkia e Tiranës, pas skandalit “5D” me përfshirjen e drejtorëve të bashkisë.

Veliaj në daljet e tij publike është shfajësuar duke thënë se secili nga zyrtarët do të mbajë përgjegjësi vetë për korrupsionin. /Telegrafi/