Please enter at least 3 characters.

Operohet me sukses Arbëri Zeneli, ka dy fjalë për fansat që e mbështetën

2019/06/ArberZeneliecje-780x439-1-1.jpg

Arbër Zeneli ka kryer me sukses një ndërhyrje kirurgjike në këmbë pas një lëndimi të rëndë.

Reprezentuesi i Kosovës ka kaluar me sukses operimin pasi kishte këputur ligamentet e gjurit të këmbës së djathtë.

Futbollisti kishte braktisur fushën e blertë në minutën e 38 të takimit në ndeshjen e Dardanëve kundër Malit të Zi në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2020.

Sulmuesi i është drejtuar përmes rrjeteve sociale të gjithë fansave duke i falënderuar për përkrahjen që i kishin dhënë gjatë gjithë kohës.

"Operacioni shkoi mirë, fjalët tuaja e mira dhe përkrahja, do të më kthejnë më të fortë se kurrë. AZ17 dhe AZ10 po rimbushen", ka shkruar ai ndër të tjerash në llogarinë personale në Instagram.

Ndryshe, 24-vjeçari besohet se do t'i mungojë shtatë deri nëntë muaj skuadrës franceze, Reims si dhe përfaqësueses sonë. /Telegrafi/