Please enter at least 3 characters.

Operatorët ukrainas të dronëve kamikaz godasin direkt anijen luftarake ruse në Shën Petersburg

Operatorët ukrainas të dronëve kanë arritur të kryejnë me sukses një sulm brenda territorit rus – duke e goditur edhe një anije luftarake të quajtur Boikiy.

Derisa ajo ishte në portin Veleshchynskyi të Shën Petersburgut, operatorët e lokalizuan dhe menjëherë iu vërsulën me dronët kamikaz, transmeton Telegrafi.

Kjo anije po i nënshtrohej një riparimi nga shkurti i këtij viti, kurse kjo është anija e tretë e këtij lloji Boikiy që shkatërrohet nga ukrainasit.

Ajo është pjesë e flotës së Baltikut, e cila nga fillimi i luftës ka pësuar humbje të mëdha nga predhat por edhe dronët ukrainas.

Në videon e postuar më poshtë shihet momenti kur dronin përplaset direkt në anije dhe shpërthen një zjarr i madh në të. /Telegrafi/