OpenAI pretendon se ka zgjidhur një problem matematikor 90-vjeçar – në vetëm 88 orë
OpenAI thotë se rreth 10 mijë agjentë të inteligjencës artificiale punuan paralelisht për të trajtuar një nga problemet më të vështira të matematikës, pjesë e ekuacioneve Navier–Stokes, të cilat përshkruajnë mënyrën se si lëvizin lëngjet dhe gazrat.
Sipas kompanisë, AI arriti një zgjidhje pas vetëm 88 orësh, duke shkëmbyer afro 3 milionë mesazhe dhe duke përdorur rreth 130 miliardë tokenë, transmeton Telegrafi.
OpenAI e cilëson rezultatin si një moment historik për inteligjencën artificiale, por zgjidhja ende nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur dhe nuk është pranuar nga Clay Mathematics Institute.
Problemi është pjesë e Millennium Prize Problems, ku një zgjidhje e plotë mund të shpërblehet me 1 milion dollarë.
Por pretendimi ka shkaktuar edhe polemika. Matematikani Tristan Buckmaster akuzoi OpenAI-n se mund të ketë përfituar nga informacionet mbi punën e tij dhe të Levent Alpöge.
OpenAI i mohon këto pretendime dhe thotë se prova e saj është dukshëm e ndryshme. /Telegrafi/


