Please enter at least 3 characters.

Olivia Wilde hakmerret për viktimat e dhunës në familje në dramën "A Vigilante"

2019/02/OliviaWilde-e1549134744414.jpg
192:"NEW YORK, NEW YORK - JANUARY 08: Olivia Wilde attends the 2019 National Board Of Review Gala at Cipriani 42nd Street on January 08, 2019 in New York City. (Photo by Nicholas Hunt/Getty Images)
12:"Getty Images

"A Vigilante" është titulli i dramës së re, në të cilën Sarah Daggar-Nickson debuton si regjisore, ndërsa e ka shkruar edhe skenarin.

Rolin kryesor në këtë film e luan aktorja e njohur hollivudiane, Olivia Wilde.

(Foto: YouTube/Screenshot/Movieclips Trailers)

Ngjarja bazohet te një femër hakmarrëse, e cila viktimave të dhunës në familje u ndihmon që të ikin nga ferri që përjetojnë në jetën e tyre.

Krahas Wilde, protagonistë të filmit janë edhe Morgan Spector, Kyle Catlett, C.J. Wilson, Tonye Patano, Chuck Cooper, Betsy Aidem e Judy Marte.

Një premierë e kufizuar "A Vigilante" është dhënë në festivalin "South by Southwest" në vitin e kaluar.

Ndërkaq, shfaqja nëpër kinematë botërore të këtij filmi do të nisë më 29 mars 2019.

Wilde është duke realizuar edhe filmin "Booksmart" në rolin e regjisores, ndërsa është fjala për një komedi që do të jepet premierë po ashtu në festivalin South by Southwest (në muajin mars), ndërsa në maj do të nisë shfaqja nëpër kinema. /Telegrafi/