Ole Gunnar Solskajer pranë rikthimit në Ligën Premier – ai u pa në stadiumin e klubit të njohur
14/12/2024
Ish-trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer është parë në stadiumin e një klubi nga Liga Premier, vetëm pak ditë pasi refuzoi një ofertë që erdhi në drejtim të tij. Pasi luajti për Unitedin për më shumë se një dekadë, Solskjaer u rikthye tek ‘Djajtë e Kuq’ në 2018 në rolin e trajnerit, duke kaluar tri vite në këtë rol para se të zëvendësohej nga Ralf Rangnick.Që prej se u shkarkua nga United, norvegjezi nuk ka bërë ende rikthimin në stol, krahas faktit që ka marrë oferta nga disa klubet të ndryshme.Sidoqoftë, vetëm pak ditë pasi refuzoi një ofertë të madhe, Solskjaer është parë në stadiumin e një klubi anglez para ndeshjes së tyre të radhës.


