Please enter at least 3 characters.

OKB e quan Kosovën Republikë

2016/01/f.0129194352889_m.jpg

Në një njoftim të zëdhënësit të Asamblesë së Përgjithshme flitet për aktivitetet e presidentit të kësaj asambleje, mes të cilëve edhe për takimin me Jahjagën, të cilës i referohet si presidente e Republikës së Kosovës.

“Në margjinat e Samitit të Pestë Botëror të Energjisë në Abu Dhabi, presidenti Al-Nasser gjithashtu zhvilloi bisedime me presidenten e Republikës së Kosovës, shkëlqesinë e saj znj. Atifete Jahjaga. Ata diskutuan për një sërë çështjesh rajonale dhe ndërkombëtare”, thuhet në komunikatën e datës 16 janar. /Telegrafi/