OJQ-të serbe në Kosovë kërkojnë nga Kurti që të nis themelimin e Asociacionit
Përfaqësuesit e shoqërisë civile nga komuniteti serb në Kosovë të mbledhura në kuadër të nismës OPEN, kanë miratuar një deklaratë të përbashkët në të cilën kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që t’i zbatojë dispozitat e marrëveshjes së Brukselit dhe të procedoj me themelimin e Asociacionit të komunave serbe.
“Ne, organizatat e shoqërisë civile nga komuniteti serb, të mbledhura në kuadër të nismës OPEN, kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që t’i zbatojë dispozitat e marrëveshjes së Brukselit dhe të procedoj me themelimin e Bashkësisë/Asociacionit të komunave serbe.
Themelimi i Bashkësisë/Asociacionit të komunave serbe është obligim që është ndërmarrë gjatë negociatave në Bruksel dhe është ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës, prandaj Qeveria e Kosovës duhet të gjejë mënyrën për arritjen e zbatimit të tij”, thuhet në njoftimin e dërguar për media.
OPEN pret nga Qeveria e Kosovës që sa më parë t’i ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm në mënyrë që të themelohet Asociacioni i komunave serbe në pajtim me parimet e dakorduara në Bruksel.
Nënshkruesit (sipas renditjes alfabetike):Qendra për Veprim Afirmativ Shoqëror (CASA), Mitrovicë e VeriutQendra për Përfaqësim të Kulturës Demokratike (ACDC), Mitrovicë e VeriutBota Bardhë e Zi (CBS), Mitrovicë e VeriutForumi për Zhvillim dhe Bashkëpunim Multietnik (FDMC), GraqanicëQendra Humane Mitrovicë (HCM), Mitrovicë e VeriutInstituti për Zhvillim Territorial Ekonomik (InTER), Zubin PotokNisma e Re Shoqërore (NSI), Mitrovicë e VeriutOJQ Aktiv, Mitrovicë e VeriutOJQ Komunikimi për Zhvillim të Shoqërisë (CSD), GraqanicëRadio Kim, GraqanicëUPZH Avenija, Llapllasellë ./Telegrafi/


