Please enter at least 3 characters.

OH, FIKENI ATË DRITË!

Maria Polydouri (1902–1930)

Poezi nga: Maria Polydouri
Përktheu nga greqishtja: Mario Vitti

Oh atë dritë, a s’e fikni pak!
Natë tani, përse lipset?
Dita kaloi. Dhe tani mjaft.
Ndoshta, fshehur gjumi
këtu pranë pret
dhe ky çast e pengon
të vijë ndërsa unë e pres.
Shpirtin në fyt e kam,
ngashërimat
ma kanë lodhur gjoksin.
Hiqeni tej atë dritë! Dua
të jem vetëm tani.
Mjaft me mashtrimet e një jete të tërë.
Çdo mundim vete kundër
luftës së fundit.
Mos më shqetësoni më.
Më ka mbetur ende diçka
për të gënjyer natën,
përkulu më me ngrohtësi
mbi sytë e mi të turbulluar.
Hiqeni tej atë dritë! Ky është çasti.
E dua të gjithë për vete.
Është çasti të fle ...
Hiqeni tej atë dritë! Më mundon ...
Shpirti nuk ma do ...