Please enter at least 3 characters.

Ofertë prej 70 milionë eurove, Arsenali merr përgjigje të prerë nga Newcastle për Brunon

Arsenali pritet të hasë në rezistencë të fortë nga Newcastle United në përpjekjen për të transferuar Bruno Guimaraes.

Sipas “Chronicle Live”, oferta e parë e "Topçinjve", e cila raportohet të jetë rreth 70 milionë funte, konsiderohet e papranueshme nga drejtuesit e Newcastle, të cilët e shohin atë si e ulët, pra një ofertë që nuk merret fare në konsideratë.

Raporti shton se Newcastle është lodhur nga përpjekjet e vazhdueshme të palëve të treta për të destabilizuar kapitenin e skuadrës, një situatë që, sipas tyre, ka nisur rreth gjashtë javë më parë.

Edhe në rast se mesfushori brazilian do të paraqiste një kërkesë zyrtare për transferim, Newcastle nuk ka ndërmend të ulë kërkesat financiare.

Klubi anglez synon të përfitojë një shumë pranë 100 milionë funteve, duke u bazuar në vlerën që kanë pasur transferimet e mesfushorëve të nivelit të lartë në Ligën Premier gjatë kësaj vere.

Guimaraes ka edhe dy vite kontratë me Newcastle, ndërsa klubi ka gjithashtu mundësinë të aktivizojë një klauzolë që e zgjat marrëveshjen edhe për një vit tjetër.

Kjo do t'i jepte Newcastle një pozitë edhe më të fortë në negociata, ndërsa Arsenali do të duhet të rrisë ndjeshëm ofertën nëse dëshiron të sigurojë shërbimet e njërit prej objektivave kryesorë për repartin e mesfushës./Telegrafi/