Please enter at least 3 characters.

Odegaard rezulton pozitiv me coronavirus, Reali do t’i testojë të gjithë lojtarët?

2020/09/MartinOndegaard-2-e1600852190376.jpg
316:"SAN SEBASTIAN, SPAIN - SEPTEMBER 20: Martin Oedegaard of Real Madrid battles for possession with Aritz Elustondo of Real Sociedad during the La Liga Santander match between Real Sociedad and Real Madrid at Estadio Anoeta on September 20, 2020 in San Sebastian, Spain. (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)
12:"Getty Images

Futbollisti i Real Madridit, Martin Odegaard, ka rezultuar pozitiv në testimet për coronavirus – ka bërë të ditur programi spanjoll Onda Madrid.

Në bazë të njoftimit të transmetuar nga AS, pas testimeve standarde që ia janë bërë skuadrës së kthyer nga San Sebastian pas ndeshjes ndaj Real Sociedadit, norvegjezi ka dalë pozitiv.

Mesfushori është stërvitur me skuadrën para se të bëheshin të ditura rezultatet, prandaj në bazë të protokollit, të gjithë lojtarët do t’u nënshtrohen testimeve PCR, në mënyrë që të mësohet infektimi eventual i ndonjë lojtari tjetër.

(Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

Pas Marianos (i cili u infektua në muajin korrik), ky është rasti i dytë i infeksionit me coronavirus te skuadra e Real Madridit.

Lojtari i ri tash duhet të vetizolohet në shtëpi në periudhën e caktuar të karantinës, para se të jetë në gjendje të kthehet sërish te skuadra. /Telegrafi/

(Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)