Please enter at least 3 characters.

''OBRM-PDUKM ka tre-katër skenare për arrestimin e deputetëve''

2017/06/Mickovski.png

Mëngjesin e ditës së sotme policia ka filluar arrestimin e zyrtarëve dhe personave të përfshirë në ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë që ndryshe njihet si ”E enjtja e zezë”.

Sekretari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sot nga turma e mbledhur para Gjykatës Themelore Shkupi 1 ka thënë se partia e tij ka 3-4 skenare për të vepruar, varësisht situatës së krijuar.

''Ende nuk dimë gjithçka, varet se si do të ndryshojnë ngjarjet. Sipas informacioneve që i kemi, disa nga të arrestuarit kanë dhënë deklarata para gjykatësit kurse disa ende jo. Kemi informacione se njerëzve ju bëhet presion që mos të vijnë në proteta. Kemi 3-4 skenare por do të shohim më tutje çka do të ndodh'' tha Mickoski.

Përndryshe, sot janë arrestuar 36 persona për ngjarjet e 27 prillit. OBRM-PDUKM është ende duke protestuar para gjykatës në fjalë. /Telegrafi/