OBRM-PDUKM: Arrestimi i deputetëve paraqet hakmarrje politike (Video)
05/12/2017
Alsat-M bën të ditur se edhe sonte ka vazhduar protesta e aktivistëve dhe mbështetësve të partisë opozitare OBRM-PDUKM para Ministrisë së Drejtësisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ata i kanë kundërshtuar vendimet për paraburgim dhe burgim shtëpiak të deputetëve të kësaj partie politike
Në protestën e sotmen mori pjesë edhe lideri i OBRM-PDUKM-së Nikolla Gruevski. Protestuesit kërkojnë lirimin e deputetëve dhe arrestimin e tyre e quajnë hakmarrje politike./Telegrafi/


