Alsat-M bën të ditur se edhe sonte ka vazhduar protesta e aktivistëve dhe mbështetësve të partisë opozitare OBRM-PDUKM para Ministrisë së Drejtësisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata i kanë kundërshtuar vendimet për paraburgim dhe burgim shtëpiak të deputetëve të kësaj partie politike


Në protestën e sotmen mori pjesë edhe lideri i OBRM-PDUKM-së Nikolla Gruevski. Protestuesit kërkojnë lirimin e deputetëve dhe arrestimin e tyre e quajnë hakmarrje politike./Telegrafi/