Obiliq, dy të arrestuar për vjedhjen e një pllake solare të energjisë në lapidarin e UÇK-së
26/01/2018
Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar dy të dyshuar që janë zënë në flagrancë duke vjedhur një pllakë solare të energjisë e cila ka shërbyer për ndriçimin e lapidarit të UÇK-së.
Rasti ka ndodhur në fshatin Hamidi të Obiliqit të enjten në ora 18:30.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të dërgohen në mbajtje. /Telegrafi/


