Obama, thirrje Izraelit të zbulojë faktet për sulmin ndaj flotiljes
01/06/2010
Dy udhëheqësit biseduan të hënën me telefon, pak pasi Netanyahu anuloi vizitën e tij në Washington për arsye të incidentit.
Shtëpia e Bardhë tha se Obama shprehu keqardhje të thellë për jetët e humbura gjatë incidentit dhe tha se kishte rëndësi të zbardheshin rrethanat.
Presidenti Obama ishte shprehur se e kuptonte vendimin e Netanyahut për t’u kthyer menjëherë në Izrael. Dy udhëheqësit ranë dakord të caktojnë një datë tjetër, sa më parë që të jetë e mundur, për takimin e tyre. /VoA/


