Please enter at least 3 characters.

“O Sa Mirë” edhe në Zvicër, audicionet për aktor të ri mbahen më 15 shtator

2018/08/fre.png

Seriali "O Sa Mirë" kemi raportuar se do të ketë edhe një klasë në shtetin zviceran.

Tashmë janë zbardhur edhe disa detaje rreth këtij projekti filmik, i cili do të jetë i pari i këtij lloji në diasporën shqiptare.

Producenti ekzekutiv i serialit, Fisnik Vejsa ka zbuluar për Telegrafin se klasa e parë në diasporë do të jetë në qytetin e Zurichut.

"Audicioni për aktor do të mbahet në qytetin e Zurichut duke nisur më 15 shtator", tha fillimisht Vejsa.

Ai më tutje ka treguar se do të pranohen gjashtë aktor të ri, gjersa në audicion pretendentët për të qenë pjesë e serialit duhet të përgatisin një monolog, imitim dhe një poezi.

Ndërkohë, të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë një CV në email e aktorit Ridvan Murati, i njohur si Qabi - riki_19@hotmail.com.

Për informata tjera mund të kontaktoni edhe në rrjetet sociale: Instagram - ridvanmurati_osamire dhe
Facebook - Qabi-O Sa Mire- Ridvan Murati. /Telegrafi/