Nusja sulmohet fizikisht nga vjehrra në Kaçanik
14/06/2025
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast dhune në familje në Kaçanik, ku vjehrra ka sulmuar nusen.
Rasti ka ndodhur të premten, në ora 18:30.
“Raportohet se viktima femër kosovare, ishte sulmuar fizikisht nga vjehrra e saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/


