Please enter at least 3 characters.

Nurmagomedov: Nëse doni ma sillni edhe King Kongun, vetëm bëjeni gati për meç

2018/04/KhabibN-e1523133802616.jpg
266:"NEW YORK, NY - NOVEMBER 12: Khabib Nurmagomedov of Russia reacts against Michael Johnson of the United States in their lightweight bout during the UFC 205 event at Madison Square Garden on November 12, 2016 in New York City. (Photo by Michael Reaves/Getty Images )
12:"Getty Images

Khabib Nurmagomedov më në fund do ta ketë mundësinë që të luftojë për titullin e kampionit të peshave të lehta në UFC, pasi Al Iaquinta ka vendosur të ndeshet me të.

Fillimisht, ai u desh të përballej me kampionin e përkohshëm të peshave të lehta, Tony Ferguson, mirëpo ai u lëndua dhe nuk mund të duelonte me 29-vjeçarin.

Pastaj, u caktua që Khabib ta zhvillonte meçin ndaj kampionit të peshave shumë të lehta, Max Holloway, por ai nuk ia doli pasi mjekët e shpallën të pariaftësuar për t'u ndeshur, si dhe nuk e kishte arritur peshën e obliguar.

(Foto: Getty Images)

Pas disa opsioneve tjera, në çastet e fundit u vendos që Al Iaquinta të ishte kundërshtari i Nurmagomedovit dhe në këtë mënyrë, luftëtari nga Dagestani do ta ketë mundësinë ta kërkojë titullin e UFC-së në kategorinë e peshave të lehta (i cili deri para një jave i ka takuar Conor McGregorit).

"Në radhë të parë, dua të them falënderimi i takon vetëm Zotit... Këtë javë më kanë kërkuar të ndeshem me pesë kundërshtarë të ndryshëm".

"U thashë se jam lodhur më me këtë gjë. U thashë se nëse mund ta sjellin King Kongun dhe mund të peshojë 155 paund (70 kilogramë e 307 gramë, pesha e duhur për kategorinë e lehtë), atëherë sillmani!".

(Foto: Getty Images)

"Kam ardhur këtu që ta bëj historinë dhe do të jetë një ndeshje shumë e madhe për mua, jo për shkak të Al Iaquintas. Ëndrra ime e fëmijërisë po bëhet realitet, sepse do të luftoj për rripin e vërtetë", ka deklaruar Nurmagomedov.

Meçi ndërmjet Nurmagomedov dhe Iaquinta zhvillohet sonte (7 prill) në Barclays Center në Brooklyn të New Yorkut nga 22:00 me orën lokale (rreth orës 4:00 të mëngjesit të të dielës me orën tonë). /Telegrafi/