Nurboja: Për vitin 2026 kemi realizuar 24 milionë euro të ardhura neto
Kryetari i Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Bashkim Nurboja ka bërë të ditur të dhënat financiare për këtë vit, duke theksuar kontributin e BQK-së ndaj buxhetit të shtetit dhe forcimin e rezervave bankare.
Sipas Nurbojës, për vitin 2026 BQK ka realizuar një të ardhur neto prej 24 milionë eurosh. Nga kjo shumë, 12 milionë euro do të transferohen në buxhetin e shtetit, ndërsa pjesa tjetër do të alokohet në rezervat e përgjithshme të Bankës.
"Për këtë vit, BQK ka realizuar 24 milionë euro të ardhura neto, nga të cilat 12 milionë euro do të transferohen në buxhetin e shtetit, ndërsa pjesa tjetër do të alokohet në rezervat e përgjithshme të Bankës. Gjatë 3 viteve rreth 50 milionë euro i kemi transferuar në buxhetin e shtetit", ka thënë Nurboja. /Telegrafi/


