Please enter at least 3 characters.

Numri i vdekjeve në fatkeqësinë e vullkanit në Zelandën e Re arrin në 17

2019/12/80421160_2718214661568625_5671291984069787648_n.jpg

Personi i shtatëmbëdhjetë ka vdekur në fatkeqësinë e vullkanit në Ishullin e Bardhë, ka konfirmuar policia.Viktima i fundit që vdiq të dielën, ishte duke u kuruar në spitalin Middlemore në Auckland.''Vdekja e këtij personi rrit numrin zyrtar në 17, 16 prej të cilëve vdiqën në Zelandën e Re dhe një në Australi'', thuhej në deklaratë. Gjithsej 47 njerëz - përfshirë 24 australianë - ishin në ishull në kohën e shpërthimit vdekjeprurës më 9 dhjetor. Dy mbeten të zhdukur dhe prezantohen të vdekur, ndërsa 28 po trajtohen në spitalet e Zelandës së Re dhe Australisë pasi pësuan lëndime të rënda në djegie. /Telegrafi/