Please enter at least 3 characters.

Numërohen 73% të votave në Han të Elezit: Kandidati i PDK-së para Rufki Sumës

2021/10/245937531_922476855346459_2259723881953336840_n.png

Qytetarët e Kosovës sot kanë votuar në zgjedhje lokale.

Në orën 19:00 janë mbyllur qendrat e votimeve dhe tashmë po vijon procesi i numërimit të votave.

Në disa komuna procesi i numërimit është duke shkuar shumë shpejt.

Në Komunën e Hanit të Elezit është duke u zhvilluar një garë shumë interesante.

Kur  janë numëruar rreth 73% e votave, Mehmet Ballazhi i PDK-së është në epërsi prej rreth 250 votave ndaj kryetarit aktual, Rufki Suma.

MEHMET BALLAZHI (PDK) - 1.766 vota ose 50,26%RUFKI SUMA - 1.492 vota ose 42,46%SHERIF BERISHA (LVV) – 256 vota ose 7,29%.