Numërohen 100% e votave në Dragash: Shaban Shabani 50.21%, Bexhet Xheladini 49.79%
14/11/2021
Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka përfunduar numërimin e votave për kryetar të komunës së Dragashit.
Shaban Shabani nga PDK-ja ka marrë 50.21 për qind ose 5.648 vota.
Kandidati i LDK-së Bexhet Xheladini nga LDK-ja ka marrë 49.79 për qind ose 5.601 vota.


